Divizioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare
Misioni i Divizionit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare është të nxisë dhe menaxhojë angazhimin ndërkombëtar, duke përfshirë partneritetet strategjike, bashkëpunimet e ndërsjella dhe programet e zhvillimit në fushën e menaxhimit të emergjencave.
Divizioni Ligjor
Misioni i Divizionit Ligjor është të ofrojë udhëzime ligjore, të sigurojë respektimin e ligjeve dhe të mbrojë interesat e Agjencisë, përfshirë ofrimin e këshillave ligjore, pjesëmarrjen në hartimin dhe rishikimin e legjislacionit.
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Misioni i Divizionit për Burime Njerëzore është menaxhimi i proceseve për burimet njerëzore në mënyrë efikase, përfshirë rekrutimin, ngritjen e kapaciteteve, vlerësimin e performancës dhe kompensimin për t'u siguruar që të punësuarit mund të kontribuojnë në mënyrë efektive.
Divizioni për Komunikim me Publikun
Misioni i Divizionit të Komunikimit Publik është të komunikojë në mënyrë efektive informacionin me publikun, palët e interesuara dhe audiencat e tjera relevante, duke nxitur mirëkuptimin, besimin dhe angazhimin me Agjencinë.
Divizioni për Buxhet dhe Financa
Misioni i Divizionit të Buxhetit dhe Financave është të ofrojë udhëheqje financiare, planifikim dhe mbikëqyrje për të siguruar përdorim të përgjegjshëm dhe efikas të fondeve publike, duke mbështetur qëllimet e përgjithshme të Agjencisë.
Divizioni i Prokurimit
Misioni i Divizioni të Prokurimit është të sigurojë në mënyrë efikase dhe efektive mallrat dhe shërbimet e nevojshme, duke siguruar vlerën më të mirë, pajtueshmërinë dhe praktikat etike gjatë gjithë procesit.