Çfarë është 112?
Numri 112 është numër unik emergjent, falas në
Republikën e Kosovës, i përdorur qysh nga viti 2002. Marrja e 112-shit është e
mundur nga telefonia fikse dhe ajo mobile për çdo nevojë emergjente, të tilla
si: ndihma emergjente mjekësore, ndihma në fikjen e zjarreve dhe shpëtimin e
personave të rrezikuar dhe shërbimet e nduarnduarshme të Policisë së Kosovës.
Me rastin e marrjes së 112-shit, do të ju përgjigjet një operator i trajnuar
për pranimin e thirrjeve emergjente, i cili varësisht nga emergjenca juaj do ti
ndërmerr edhe hapat e nevojshëm që ju ta merrni atë sa më shpejtë që të jetë e
mundur. Në të njëjtën kohë operatori në fjalë do ti udhëzoj edhe shërbimet që
ju dalin në ndihmë për arritje sa më të shpejtë në vendin e ngjarjes.
Nëse e merrni 112-shin për shaka, fillimisht do ti ngarkoni linjat pa nevojë
dhe do tua merrni të drejtën atyre që janë në nevojë për ta fituar ndihmën e
kërkuar që është shumë jetike për ta. Përveç kësaj thirrjet e tilla trajtohen
si vepër penale dhe mund të ndiqen penalisht.