Misioni
Misioni i Departamentit të Operacioneve është koordinimi i operacioneve të reagimit emergjent të domosdoshme për shpëtimin e jetës, mbrojtjen e të mirave materiale dhe mjedisit, gjithmonë me kohë dhe në mënyrë efektive, në komunitetet të cilat mbingarkohen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe koordinimi i operacioneve të rimëkëmbjes afatshkurtër me qëllim të rikthimit të shërbimeve kritike në zonën e prekur dhe krijimit të kushteve për rimëkëmbje afatgjate.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
Divizioni për Koordinimin e Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes
Misioni i Divizionit të Koordinimit të Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes është të zhvillojë, mbështesë dhe përmirësojë koordinimin dhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët dhe institucionet për të shpëtuar jetë, zvogëluar vuajtjet, mbrojtur pronën dhe për t'u rimëkëmbur nga të gjitha rreziqet.
Qendra Operative e Agjencisë
Misioni i Qendrës Operative të Agjencisë është të shërbejë si qendër qendrore për informacion dhe koordinim, veçanërisht gjatë emergjencave ose situatave kritike.
Qendrat Operative Emergjente
Misioni i Qendrave Operative Emergjente 112 është të ofrojë reagim të unifikuar, efikas dhe efektiv ndaj të gjitha situatave emergjente, duke koordinuar dhe dërguar shërbimet e duhura të emergjencës tek ata që kanë nevojë.
Ismet Krasniqi
Drejtor i Deprtamentit Operativ
Tel.038/200 19725
E-mail: ismet.h.krasniqi@rks-gov.net