NJPZSH

Zjarrfikësit- janë persona të trajnuar dhe të certifikuar profesionalisht për të marrë pjesë në aktivitetet për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë. 

Natyra e punës së zjarrfikësve në përgjithësi është bazuar në disa parime themelore siç janë: Përgjegjësi permanente, profesionalizëm, gatishmëri konstante, humanizëm, siguri, shpejtësi, kreativitet, objektivitet dhe disiplinë vullnetare. 

Zjarrfikësit punojnë  dhe veprimtarin e tyre e realizojnë me kujdestari me nivel të lartë gatishmërie me punë në ndërrime 24 h/7 ditë në javë. 

Punën e zjarrfikësve e veçon veprimi me ndikim të rrezikut për jetë gjatë aksioneve të zjarrfikjes dhe shpëtimit, në kushte të veçanta të punës: puna në lartësi, puna në thellësi, puna në ujë, kërkim shpëtimin e personave të rrezikuar, puna në ndikimin e temperaturave të larta, temperaturave të ulëta, puna në zona me rrezik nga rrënimet strukturale, puna në zona të kontaminuar me materie të rrezikshme.

Funksionet kryesore që i kryejnë zjarrfikësit pas përfundimit të shkollës kryesisht ndërlidhen me përgatitjen dhe planifikimin e vendit të punës, operimin me pajisjet zjarrfikëse personale dhe të përbashkëta me qellim te fikjes së zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve dhe pronës, pranimin dhe shpërndarjen e informacionit reagimin fillestar ndaj incidentit, komunikimi në vendin e ngjarjes, mirëmbajtja e aparaturës, objektit dhe pajisjeve zjarrfikëse etj.


Andaj, nëse keni nevojë për shërbime te zjarrfikësve thirr në  112  ose  193  (pa pagesë).

Go back