Misioni
Misioni i Departamentit të Inspektimeve është mbikëqyrja inspektuese në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara me ligj në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
Divizioni për Masat për Mbrojtje nga Zjarri
Misioni i Divizionit të Masave të Mbrojtjes nga Zjarri është të sigurojë sigurinë e jetës dhe pronës, duke parandaluar dhe zbutur ndikimin e zjarreve dhe rreziqeve të tjera.
Divizioni për Masat për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera
Misioni i Divizionit të Masave të Mbrojtjes nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera është të garantoj sigurinë e njerëzve, pronës dhe mjedisit, duke zbutur efektet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera dhe duke i parandaluar ato.