Departamenti i Gatishmërisë

Misioni

Misioni i Departamentit të Gatishmërisë është përfshirja e integruar e vlerësimit, planifikimit, procedurave dhe protokolleve, trajnimeve, ushtrimeve, kualifikimit dhe certifikimit të personelit dhe pajisjeve.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:

Divizioni për Planifikim dhe Koordinim të Gatishmërisë Emergjente

Misioni i Divizionit të Planifikimit dhe Koordinimit të Gatishmërisë Emergjente është të sigurojë që komunitetet janë të gatshme për të parandaluar, mbrojtur, zbutur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë dhe emergjencat, duke zhvilluar dhe koordinuar plane dhe aftësi gjithëpërfshirëse të menaxhimit të emergjencave.

Divizioni për Programe dhe Standarde të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit

Misioni i Divizionit të Programeve dhe Standardeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit është të minimizojë rreziqet nga zjarri dhe të sigurojë mbrojtje të përshtatshme nga zjarri, përmes vendosjes së standardeve dhe zhvillimit të programeve përkatëse.

Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim

Misioni i Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është të ofrojë trajnim dhe edukim gjithëpërfshirës për individët dhe ekipet e përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Qendra e Ushtrimeve të Integruara.

Misioni i Qendrës për Ushtrime të Integruara është të përmirësojë aftësitë e gatishmërisë dhe reagimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të integruara.


 

Mustaf Gashi
Zv. Drejtor i Departamentit të Gatishmërisë Emergjente
Tel. 038/200 19712
E-mail: mustaf.gashi@rks-gov.net

Go back