Departamenti i Parandalimit

Misioni

Misioni i Departamentit të Parandalimit është vlerësimi i rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, koordinimi i ndërmarrjes së veprimeve të organizuara dhe të koordinuara për parandalimin e fatkeqësive apo zvogëlimin e pasojave të tyre, si dhe përpunimi i të dhënave për zjarre dhe vetëdijesimit publik për rreziqet nga zjarri

Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë divizionet në vijim: 

Divizioni për Vlerësimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë

Misioni i Divizionit të Vlerësimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë është të identifikojë, analizojë dhe vlerësojë ndikimet e mundshme të rreziqeve natyrore dhe kërcënimeve të tjera, duke informuar strategjitë për uljen e cenueshmërisë dhe zhvillimin e aftësisë ripërtëritëse. 

Divizioni për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë

Misioni i Divizionit të Zvogëlimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë është të zvogëlojë ndikimet negative të fatkeqësive në jetën e njerëzve, prona dhe mjedis duke i parandaluar rreziqet e reja, duke i zvogëluar rreziqet ekzistuese dhe duke i menaxhuar rreziqet e mbetura.

Divizioni për Përpunimin e të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesim Publik për Rreziqet nga Zjarri.

Misioni i Divizionit për Përpunimin e të Dhënave nga Zjarri dhe Ndërgjegjësimin Publik për Rreziqet nga Zjarri është të zvogëlojë incidentet, lëndimet dhe dëmet e pronës që lidhen me zjarrin përmes strategjive të bazuara në të dhëna dhe edukim publik.


Alush Beqiri
Drejtor i Departamentit të Prandalimit
Tel. 038/200 19721
E-mail: alush.beqiri @rks-gov.net

Go back