I lindur me 19.11.1965 në fshatin Prekaz, Komuna e Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkollën Teknike “Anton Qeta” në Skenderaj. Në vitin 2006 ka kryer studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit. Në vitin 2011 ka kryer studimet Master në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës ku mori titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike.Ka një përvoje të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë, ku ka shërbyer në disa pozita udhëheqëse. Është një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së. Pas përfundimit të luftës emërohet Shef i Departamentit Informativ (G2) pranë SHP të TMK-së me gradën Gjeneral Brigade. Pas transformimit të TMK-së emërohet në pozitën Drejtor i Departamentit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitin 2010 zgjidhet në pozitën Kryeshef i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Ndërsa nga viti 2017 mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Gjate karrierës profesionale ka ndjekur një varg trajnimesh në fushën e sigurisë dhe atë ushtarake, duke përfshirë:
Nën drejtimin e tij janë prodhuar një numër i konsiderueshëm i dokumenteve të nivelit kombëtar, duke i përfshirë Sistemin e Integruar i Menaxhimit të Emergjencave (SIME), Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Fatkeqësitë Natyrore, Strategjinë për Zvogëlimin e Fatkeqësive Natyrore, etj.