Misioni
Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme ka për mision të ofrojë mbështetje administrative dhe teknike për departamentet dhe divizionet brenda Agjencisë.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
Divizioni për Logjistikë dhe Shërbime
Misioni i Divizionit të Logjistikës dhe Shërbimeve është të ofrojë funksione thelbësore mbështetëse që i mundësojnë Agjencisë të operojë në mënyrë efektive.
Divizioni për Administrimin e Dokumenteve
Misioni i Divizionit të Menaxhimit të Dokumenteve është të menaxhojë dhe kontrollojë në mënyrë efektive të gjitha dokumentet brenda organizatës, duke siguruar që ato të jenë të arritshme, të sigurta dhe në përputhje me rregulloret përkatëse.
Divizioni për Teknologji Informative
Misioni i Divizionit të Teknologjisë së Informacionit është ofrimi i burimeve, shërbimeve dhe mbështetjes teknologjike të besueshme dhe të sigurta për t'i mundësuar Agjencisë arritjen e qëllimeve të saj.