Plani i Reagimit Kombëtar

Plani i Reagimit Kombëtar (PRK) është një udhëzues i mënyrës se si reagon vendi ynë ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive dhe emergjencave. Është ndërtuar mbi koncepte shkallëzuese, elastike dhe përshtatshme të përcaktuara në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) për t’i harmonizuar rolet dhe përgjegjësitë kryesore.

Plani i Reagimit Kombëtar (PRK) është strukturuar për t’i ndihmuar juridiksionet, qytetarët, organizatat joqeveritare dhe bizneset për:

  • Hartimin e planeve të gjithë komunitetit
  • Integrimin e planeve të vijimësisë
  • Zhvillimin e kapaciteteve për reagim ndaj dështimeve të shumta midis bizneseve, zinxhirëve të furnizimit dhe sektorëve të infrastrukturës
  • Bashkëpunim për stabilizimin e linjave të jetesës së komunitetit dhe për rivendosjen e shërbimeve

Plani i Reagimit Kombëtar përfshin:

Funksionet Mbështetëse Emergjente(FME) janë Anekse të Planit të Reagimit Kombëtar (PRK i rishikuar dhe miratuar në dhjetor të vitit 2023) që ofrojnë një qasje të strukturuar për organizimin dhe koordinimin e resurseve dhe kapaciteteve të subjekteve të ndryshme qeveritare dhe të sektorit privat për reagim ndaj emergjencave dhe fatkeqësive. Ofrojnë një kornizë për mbështetje qeveritare ndërinstitucionale gjatë një incidenti, duke e përmirësuar ofrimin e ndihmës për komunat dhe subjektet e tjera qeveritare. FME-të aktivizohen bazuar në nevojat specifike të një ngjarjeje dhe mund të përshtaten për t'iu përshtatur situatave unike.

Aspekti kryesor i FME-ve është koordinimi përmes ofrimit të një mekanizmi për koordinimin e aktiviteteve të reagimit dhe duke i grupuar funksionet e ngjashme në një njësi të menaxhueshme.

Në thelb, FME-të ofrojnë qasje të strukturuar dhe të koordinuar ndaj reagimit ndaj emergjencave, duke siguruar që resurset dhe ekspertiza e duhur të jenë në dispozicion për t’i adresuar nevojat e ndryshme të komuniteteve të prekura.

Për çdo FME ka një institucion parësor i cili kujdeset për mbarëvajtjen e tij duke vepruar si Koordinator i funksionit përkatës dhe institucionet tjera të cilat i ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

Në vartësi të situatave emergjente institucionet përgjegjëse kalojnë nga institucioni parësor në atë mbështetës dhe e kundërta nga institucioni mbështetës në atë parësor. Si për shembull, për FME #1 – Transporti, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është institucion parësor, ndërsa institucionet tjera në rolin mbështetës, për FME #3 – Punët Publike dhe Inxhinieria, Ministria e Mbrojtjes është institucion parësor, ndërsa institucionet tjera në rolin mbështetës, për FME #5 – Menaxhimi Emergjent, Ministria e Punëve të Brendshme është institucion parësor, ndërsa institucionet tjera në rolin mbështetës, e kështu me radhë.

Vlen të theksohet se grupimi i institucioneve në role të caktuara është bërë në bazë të mandateve të tyre ligjore dhe kapaciteteve që i posedojnë.

Funksioni Mbështetës EmergjentInstitucioni Parësor
FME #1 – TransportiMinistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
FME #2 – KomunikimiMinistria e Punëve të Brendshme
FME #3 – Punët Publike dhe InxhinieriaMinistria e Mbrojtjes
FME #4 – ZjarrfikjaMinistria e Punëve të Brendshme
FME #5 – Menaxhimi EmergjentMinistria e Punëve të Brendshme
FME #6 – Kujdesi MasivKryqi i Kuq i Kosovës/MPB
FME #7 – LogjistikaMinistria e Punëve të Brendshme
FME #8 – Shëndeti Publik dhe Shërbimet MjekësoreMinistria e Shëndetësisë
FME #9 – Kërkim-Shpëtimi MasivMinistria e Mbrojtjes/MPB
FME #10 – Materialet e RrezikshmeMinistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
FME #11 – Resurset Natyrore dhe BujqësoreMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
FME #12 – EnergjiaMinistria e Ekonomisë
FME #13 – Siguria PublikeMinistria e Punëve të Brendshme
FME #14 – Biznesi dhe Infrastruktura Ndër SektorialeMinistria e Punëve të Brendshme
FME #15 – Çështjet e Jashtme (jashtë Incidentit)Ministria e Punëve të Brendshme

Anekset e Funksioneve Mbështetëse Emergjente

Shtojcat e PRK-së të cilat ofrojnë detaje shtesë lidhur me subjektin apo funksionin e caktuar të përshkruar në PRK.

Skedarët për shkarkim

Go back