Prishtinë,30.04.2026
Në kuadër të këtyre aktiviteteve zyrtarët e Qendra Operative 112 dhe pjesëtarët e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë zhvilluar aktivitete në komunat:Prishtinë, Podujevë, Junik, Gjilan ,Gjakovë , Malishevë, Pejë,Shtime e Mitrovicë.
Gjatë këtyre aktiviteti nxënësit u njohën nga afër me rëndësinë e numrit emergjent 112 dhe si kërkohet ndihma në raste emergjente. Po ashtu u njohën me misionin dhe punën e përditshme të zjarrfikësave për shpëtimin e jetës dhe të mirave materiale.
Edukimi i brezit të ri është hapi i parë drejt një shoqërie më të sigurt.Agjencia e Menaxhimit Emergjent falenderon stafin e shkollës dhe nxënësit për mikëpritjen dhe interesimin e treguar.
AME-ja po ashtu falenderon edhe Qendrat Operative 112 dhe pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në nivel vendi.
