Pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe zyrtarët e AME-së i janë bashkuar sot aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut

Krijuar në datën 04/29/2026

Prishtinë, 28.04.2026

Pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe zyrtarët e AME-së dhurojnë gjak në kuadër të Ditët e AME-së.

Si pjesë e kalendarit të aktiviteteve për nder të “ Ditëve së AME-së”, stafi ynë dhe ekipet e zjarrfikësve u bënë bashkë për jë kauzë fisnike: dhurimin vullnetar të gjakut.

Ky aktivitet shërbeu si një dëshmi e humanizmit, duke synuar t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që po përballen me sfida shëndetësore dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje mjekësore.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për vullnetin dhe kontributin e tyre në shërbim të komunitetit.