Mbahet trajnimi dy ditor me temën Zbatimi i Udhërrëfyesit për Mbështetjen e Vendit Pritës ne kuadër te projektit IPA MCSP
Mbahet trajnimi dy ditor me temën Zbatimi i Udhërrëfyesit për Mbështetjen e Vendit Pritës ne kuadër te projektit IPA MCSP

Mbahet trajnimi dy ditor me temën Zbatimi i Udhërrëfyesit për Mbështetjen e Vendit Pritës ne kuadër te projektit IPA MCSP

Krijuar në datën 03/25/2026
Prishtinë, 25 Mars 2026

Trajnimi dy ditor 24-25 Mars 2026 me temën "zbatimi i Udhërrëfyesit për Mbështetjen e Vendit Pritës (HNS)" synon të forcojë kapacitetet e institucioneve relevante të Agjencisë Menaxhimit Emergjent -Qendrave Operative Emergjente 112, Policisë Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, dhe Drejtorive Komunale, në aspektin e menaxhimit të ndihmës ndërkombëtare në raste të fatkeqësive nga vendi pritës, koordinimin ndërinstitucional dhe ofrimin e shërbimeve emergjente të bazuara në nevoja.

Objektivi kryesor i trajnimit është:

  • Njohja me konceptin dhe komponentët kryesorë të Udhëzuesit HNS;
  • Zhvillimi i aftësive për vlerësim të nevojave dhe planifikim të shërbimeve në vendin pritës;
  • Përforcimi i koordinimit ndërinstitucional në raste kur vendi kërkon ndihmë, ofron mbështetje vendit te goditur, dhe shërben si vend transit ekipeve për vendet e treta te goditura nga fatkeqësia.

Pjesëmarrja nga të gjitha institucionet të cilat kanë role në zbatimin e mandatit dhe detyrave sipas udhëzuesit HNS, i integruar në parimet e Sistemit të Integruar të Menaxhimit Emergjent dhe Planit të Reagimit Kombëtarë.

Përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent me pjesëmarrje nga të gjitha QOE 112, stafit të Agjencisë, Policisë së Kosovës, Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe nivelit lokal- Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Rezultatet e trajnimit ishin shprehje e zellit dhe kontributit të secilit pjesëmarrës, përmes diskutimeve dhe ushtrimeve të zbatuara nga ekspertët e Mbrojtjes Civile Italiane, pjesë e konsorciumit të projektit IPA MCSP.

Ky aktivitet pritet të pasohet edhe me një cikël trajnimesh bazikë për të gjithë relevantet në periudhën e ardhshme, kusht të cilin pjesëmarrësit duhet plotësuar për të ndjekur certifikimet në nivel të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.