Nënshkruhet marrëveshja bashkëpunimit ndërmjet AME-së dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës

Krijuar në datën 12/11/2025

Prishtinë, 24.11.2025

Sot në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet AME-së dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Genc Metaj, dhe Kryetari i Shoqatës, z. Deni Hameli, parasheh bashkëpunim në fushat e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, ngritjes së kapaciteteve profesionale e teknike, shkëmbimit të përvojave dhe veprimit të përbashkët gjatë situatave emergjente.