Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME/MPB në bashkëpunim me partnerin lokal të konsorciumit në projekt Prime Consulting, është nikoqire e aktivitetit treditor të projektit KOMOAL-PREP, i cili mbahet më 18–20 nëntor 2026, në Prishtinë.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale përgjegjëse për mbrojtjen civile dhe të 12 komunave partnere nga Kosova , Mali i Zi dhe Shqipëria, me qëllim forcimin e kapaciteteve për parandalimin, gatishmërinë dhe koordinimin ndërkufitar në rastet e zjarreve në natyrë.
Programi treditor përfshin:
18 Nëntor – Trajnimi për Paralajmërimin e Hershëm dhe Veprimin e Hershëm (EWEA), me fokus në forcimin e njohurive dhe kapaciteteve për reagim në kohë ndaj rreziqeve nga zjarret.
19 Nëntor – Vazhdimi i trajnimit dhe Takimi i Parë Trepalësh i Komunave Partnere, për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërkufitar.
20 Nëntor – Ushtrimi Simulues i Emergjencave Ndërkufitare, për të testuar koordinimin, komunikimin dhe veprimet e përbashkëta në situata emergjente, si dhe për të identifikuar mësimet e nxjerra.
Në projektin KOMOAL-PREP marrin pjesë 12 komuna partnere:
Nga Kosova: Prizreni, Gjakova, Juniku, Deçani, Peja dhe Istogu.
Nga Mali i Zi: Gucia, Plava, Berana dhe Rozhaja.
Nga Shqipëri: Hasi dhe Tropoja.
Projekti KOMOAL-PREP zbatohet nga një konsorcium prej shtatë partnerësh:
- Resilience Solutions, Austri – Koordinator i projektit
- Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Kosovë
- Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Mali i Zi
- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Shqipëri
- CERIDES – Universiteti Evropian i Qipros, Qipro
- Prime Consulting, Kosovë
- Together for Life, Shqipëri
Përmes këtij aktiviteti, AME riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal, ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave dhe përmirësimin e gatishmërisë për përballimin e rreziqeve nga zjarret në natyrë.
KOMOAL-PREP financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Mekanizmit të Bashkimit për Mbrojtjen Civile (UCPM), përmes programit Knowledge for Action in Prevention and Preparedness (KAPP), me mbështetjen e DG ECHO.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB mbetet e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme ngritjes dhe zhvillimit te aftësive në nivel Komunal, ndërsa partneriteti dhe ndërveprimi ndërkufitar rrite gatishmërinë për përballje me të pa priturat dhe fatkeqësit.
Të përgatitemi, të komunikojmë dhe të reagojmë më mirë së bashku!
