Drejtori i Përgjithshëm AME-së z. Fadil Kodra vizitoj Republikën e Turqisë
Drejtori i Përgjithshëm AME-së z. Fadil Kodra vizitoj Republikën e Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm AME-së z. Fadil Kodra vizitoj Republikën e Turqisë

Krijuar në datën 12/10/2020
Prishtinë, 20.09.2019.

Drejtori i Përgjithshëm Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, z. Fadil Kodra se bashku me Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, z. Muhterm Ince.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

Ata gjithashtu patën takime tjera te rëndësishme dhe vizituan Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u priten nga drejtori i Akademisë, z. Yilmaz Çolak.