Me ketë ushtrim përfundon pjesa e dytë e projektit të IPA përmbytjeve, i cili synon të rrisë kapacitetin e vendeve përfituese në zhvillimin e sistemit efektiv kombëtar të mbrojtjes civile dhe bashkëpunimi në parandalimin e përmbytjeve në nivel rajonal dhe evropian, si dhe zbatimin efektiv te direktivave te Bashkimit Evropian për aftësimin e Modulit shumëkombëshe mbrojtjes civile për të ngritur barrierat për kontrollin e përmbytjeve dhe pompimin e lartë të ujit.
Ne ketë ushtrim IPA FLOODS - VARAZHDIN 2017, morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës: nga vendet përfituese morën pjesë ekipet kombëtar HCP dhe FC nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pastaj dy module HCP nga Gjermania dhe Italia që ndihmun ushtrimin me përvojat e tyre, dhe me mbështetje te organeve te sigurisë nga shteti i Kroacisë
Ketë ushtrim e vizitoj edhe Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Fadil Kodra, ku nga afër përcjelli Ushtrimin Fushor Rajonal IPA FLOODS- VARAZHDIN 2017.