Misioni
Misioni i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit është
të kujdeset për krijimin e një bazamenti solid në fushën e parandalimit,
gatishmërisë dhe reagimit duke ofruar udhëheqje dhe koordinim qendror të
shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit të të gjitha niveleve dhe
strukturave
Funksionet
1. Mbikëqyrja, koordinimi, drejtimi dhe vendosja e
standardeve për këto përpjekje; të shërbej si komunitet për mbrojtje nga
zjarri, zjarrfikje, shpëtim dhe reagim emergjent; si dhe të veproj si avokat i
nivelit qendror për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i zjarrfikësve
publik, privat dhe vullnetar.
2. Zhvillimi dhe shpërndarja e programeve edukative në
fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri në partneritet me agjencionet
tjera, komunitetin e reagimit emergjent, mediat dhe grupet e interesuara në
këtë lëmi.
3. Përkrahja e zhvillimit profesional, kapacitetit operativ
dhe trajnimeve të gatishmërisë për komunitetin e zjarrfikjes/shpëtimit dhe
reagimit emergjent të strukturave të sektorit qendror, regjional, lokal dhe të
sektorit privat.
4. Përkrahja e entiteteve regjionale dhe lokale në
grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave dhe raporteve speciale
lidhur me ndodhjen, kontrollin dhe pasojat e çdo zjarri, incidenteve
shëndetësore dhe aktiviteteve tjera emergjente.
5. Përdorimi dhe përkrahja e zhvillimit të teknologjisë së
parandalimit, mbrojtjes dhe lokalizimit të zjarrit; si dhe përkrahja e
studimeve të menaxhmentit të resurseve dhe operacioneve të lëmin e zjarrfikjes
dhe shpëtimit.
Divizioni për Plane, Programe dhe Standarde të
Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
Të përcaktoj një bazë solide të standardeve dhe programeve
për organizimin dhe zhvillimin e fushëveprimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, si
dhe standardeve për pajisjet dhe automjetet e këtij shërbimi në funksion të
ngritjes së gatishmërisë reaguese.
Divizioni i Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe
Vetëdijësim Publik për Rreziqet nga Zjarri
Të krijoj bazën e nevojshme për grumbullimin, përpunimin,
selektimin dhe analizimin e të dhënave për zjarre si dhe analizën e rasteve, në
funksion të ngritjes së efektshmerisë së punës dhe rezultateve të shërbimit të
zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Ngritja e nivelit të vetëdijesimit dhe edukimit publik në
fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe arritja e standardeve më bashkëkohore
për këtë lëmi, krijimi i partneritetit të qëndrueshëm me sektorin publik dhe
privat me përqendrim të veçantë tek grupet e rrezikuara.
Nexhat Behrami
Zv. Drejtor i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
Tel. 038/200 19714
E-mail: nexhat.behrami@rks-gov.net