Më datat 2–4 tetor 2026, është mbajtur një punëtori treditore me Grupin Punues për hartimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
Gjatë punëtorisë, anëtarët e Grupit Punues kanë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme lidhur me përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të legjislacionit dhe forcimit të mekanizmave institucionalë për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive.
Punëtoria ka shërbyer si një platformë për diskutim profesional, bashkëpunim dhe harmonizim të qëndrimeve të Grupit Punues, në funksion të hartimit të një projektligji sa më gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm.
