Vazhdojnë aktiviteteve në kuadër të "Ditëve të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent"

Vazhdojnë aktiviteteve në kuadër të "Ditëve të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent"

Krijuar në datën 04/29/2026

Prishtinë,29.04.2026

Në kuadër të shënimit të "Ditëve të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent",po vazhdojnë aktivitetet ndërgjegjësuese dhe informuese në bashkëpunim me strukturat kyçe të sigurisë dhe emergjencave në vend.

Në këto aktivitete janë përfshirë :Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë si dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe rritjes së vetëdijes për rolin dhe misionin e secilës prej këtyre strukturave.

Përmes prezantimeve, demonstrimeve praktike dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit të shërbimeve emergjente, rëndësinë e reagimit të shpejtë si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në menaxhimin e situatave emergjente.

Në këtë aktivitet mori pjesë Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Shefki Abdullahu, i cili nga afër përcolli zhvillimin e aktiviteteve dhe vlerësoi lart angazhimin e të gjitha strukturave pjesëmarrëse.