Prishtinë, 4 Mars 2026
Në frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë, sot në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë, z. Shefki Abdullahu, i shoqëruar nga stafi i tij, priti në një takim pune Drejtorin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s - NALT-it, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange, i shoqëruar nga këshilltarët Kol. Dena Bryant dhe Kol. Gary Barre.
Gjatë takimit u diskutuan një sërë temash me rëndësi për zhvillimet e ardhshme në fushën e menaxhimit emergjent dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, z. Abdullahu i njoftoi të pranishmit mbi të arriturat dhe sfidat kryesore të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, si dhe mbi prioritetet strategjike për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve OPERACIONALE dhe institucionale të saj.
Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange prezantoi qasjen e re të NALT-it lidhur me aspektet konkrete të mbështetjes për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional.
Në përfundim të takimit, u theksua se fryma e bashkëpunimit ndërmjet NALT-it dhe AME-së do të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen e afërt. Gjithashtu, u ri konfirmua gatishmëria e NALT-it për të vazhduar mbështetjen ndaj Agjencisë, duke vendosur në fokus adresimin e kërkesave specifike të AME-së në funksion të zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent.
Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm Z.Abdullahu Z. Lange i dhuroi plaketën me stemën e Agjencisë Menaxhimit Emergjent.
