AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT FORCON KAPACITETET OPERACIONALE ME DIPLOMIMIN E 21 ZJARRFIKËSVE PROFESIONALË
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT FORCON KAPACITETET OPERACIONALE ME DIPLOMIMIN E 21 ZJARRFIKËSVE PROFESIONALË

AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT FORCON KAPACITETET OPERACIONALE ME DIPLOMIMIN E 21 ZJARRFIKËSVE PROFESIONALË

Krijuar në datën 01/22/2026

 Prishtinë, 22.01.2026

Agjencia e Menaxhimit të Emergjent në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka shënuar sot përfundimin me sukses të Trajnimit Profesional për Zjarrfikës Shpëtues Profesional, me diplomimin e 21 pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, të angazhuar në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve institucionalë, përfshirë Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga Sekretari Përhershëm I Ministrisë- MPB-së, z. Genc Metaj, Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, z. Shefki Abdullahu, si dhe të ftuar përfaqësues të Agjencive në MPB, si Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë se Kosovës, Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektorati Policor i Kosovës, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimi Korrektues i Kosovës, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimi Sprovues i Kosovës, Drejtorin e Departamentit Rajonal Doganor të Dogana e Kosovës, Komandantin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe përfaqësues nga KFOR, Bashkimi Evropian dhe OSBE.

Të sapo diplomuarit në trajnimi profesional në kohëzgjatje prej 20 javëve, si i tillë ky nivel i trajnimit i përket Nivelit IV sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, në përputhshmëri të plotë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, dhe përbën Kualifikim Kombëtar Profesional me 80 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Programi ka përfshirë module të strukturuara profesionale, si dhe një internship praktikë dy-mujore, të realizuar drejtpërdrejt në Njësitë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit- NjPZSh ane e mbanë vendit, nën mentorimin e zjarrfikësve me përvojë. Pjesa më e madhe e të diplomuarve kanë qenë paraprakisht të punësuar në NjPZSh në së paku 11 komuna të Republikës së Kosovës, ndërsa përmes këtij programi kanë përmbyllur për herë të parë trajnim profesional të standardizuar dhe të certifikuar.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent vlerëson lartë angazhimin e instruktorëve profesionalë, mentorëve gjatë fazës së internshipit si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe institucionet partnere në forcimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e menaxhimit të emergjent.

Ky trajnim përfaqëson një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, rritjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, të vazhdojë investimet në trajnimin profesional dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të zjarrfikësve.