U.D. Drejtor Ekzekutiv i AME-s z. Shefki Abdullahu i shoqëruar me sfaf priti në takim pune përfaqësues të KFOR-it

U.D. Drejtor Ekzekutiv i AME-s z. Shefki Abdullahu i shoqëruar me sfaf priti në takim pune përfaqësues të KFOR-it

Krijuar në datën 01/19/2026

Prishtinë, 19 Janar 2026

Nga Komanda e KFOR-it, COL Genti Bardhi i shoqëruar me staf nga kontingjenti i forcës paqe ruajtëse KFOR, vizituan Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, ku u pritën nga UD Drejtor Ekzekutiv z. Shefki Abdullahu dhe stafi i AME-s, me’q rast diskutuan temat e interesit reciprok dhe vazhdimin e koordinimit të mbështetjes nga forca shumë -kombëshe e KFOR-it ne raste emergjente.

Në diskutimin e çështjeve me interes për dy palët, u këmbyen përvojat dhe koordinimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në të ardhmen, ku në spikamë u vendos aspekti i komunikimit në relacion AME – KFOR përmes qendrave respektable të dy institucioneve.

Zotim i dy homologëve mbetet intensifikimi dhe koordinimi për bashkëveprim në raste emergjente, deri sa interesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve te vendit në raste të fatkeqësive, mbetet fokus i përpjekjeve të përbashkëta.