Prishtinë, 13 Janar 2026.
Si rezultat i zhvillimeve të fundit me situatën e vërshimeve në Republikën e Kosovës, u mbajt takimi i punës me temë boshte ndihma Agjencisë dhe nivelit lokal në procesin e vlerësimit të situatës, me theks të veçantë vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet e fundit 2026.
Në diskutim ndër institucional, z. Abdullahu paraqiti situatën në vend, ku nga homologu i tije kërkoi mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve me trajnime për procesin e vlerësimit të dëmeve nga niveli lokal dhe ai qendror.
Z. Queiros, pa hezitim shprehi gatishmërinë e përkrahjes me kapacitetet në dispozicion, deri sa mbështetja nga aspekti i kërkuar do të pasoje ditëve në vijim.
Gjithashtu, nga takimi me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-s, pranuam përkrahjen e menjëhershëm të këmbimit të dhënave nga vlerësimi i UNDP-s, sipas standardeve të pranuara nderkombëtarisht, proces ky i cili do te lehtësojë punën e dy niveleve për përcaktimin dhe procedimin e vlerësimit te dëmeve nga vërshimet e fundit, metodologji e cila mund të lehtësojë dy nivelet në përshpejtim të procesit nga, vlerësimi deri te kontrolli, për të proceduar kompensimin te familjet dhe bizneset e goditura nga fatkeqësia.
