Me ftesë nga organizatori i ngjarjes Bankës Botërore dhe Fondi Global për Lehtësimin e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë "GFDRR", e mbështetur nga Komisioni Evropian DG ECHO, Drejtori ekzekutiv z. Metaj i shoqëruar me staf nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, mori pjesë në takimin vjetor të ngjarjes ku Kosova është përfituese me dy projekte TAFF 2024 dhe 2025.
Takimi mbledhë në një vend akterët rajonal, nga shtete anëtare dhe komunitetit ndërkombtarë, ku u diskutuan çështjet kryesore në menaxhim me rreziqet nga fatkeqësitë.
Drejtori gjithashtu ka marrë pjesë në takimin e planifikuar me nivelin e lartë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile ku u prit nga z.Hans Ulrich Goessl, Drejtor i Njësisë për ECHO B2 – Politika e Mbrojtjes Civile "UCPM" në Bruksel, me të cilin diskutuan aspektet e zgjerimit dhe procesit të anëtarësimit të Agjencisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.