Prishtinë, 30.09.2025
Në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent qëndroi për vizitë një delegacion i lartë amerikan nga shteti i Iowa-s, i kryesuar nga Dennis McDaniel, Shef i Departamentit të Policisë së qytetit Johnston.
Mysafirët u pritën nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Genc Metaj, i cili i informoi nga afër për punën dhe angazhimet e Agjencisë në menaxhimin e situatave emergjente, me theks të veçantë mbi menaxhimin e situatës së fundit me zjarret në vend.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve. Vizita e delegacionit nga Iowa u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit dhe avancimit të mëtejshëm të fushës së menaxhimit emergjent në vendin tonë.