Prishtinë, 25.09.2025
Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, me bashkëpunëtor, priti në takim delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nga Qendra Kombëtare për Kërkim Shpëtim, të kryesuar nga Kolonel Fiqiri Hoxha.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u diskutua mbi shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e kërkim shpëtimit. Palët shprehën gatishmërinë për të avancuar iniciativat e përbashkëta, me synim rritjen e kapaciteteve.
Drejtori Metaj shprehu falënderimin për vizitën dhe nënvizoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përbën një garanci të përbashkët për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe përballimin me sukses të çdo sfide.