Prisjhtinë, 28.08.2025
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Metaj, priti në takim zyrtarë të lartë gjermanë, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Emergjente, z. Christian Happach, si dhe z. Otto Heizer, Kryeinspektor i Qendrës Emergjente në Aichach-Friedberg, Distrikti Schwabe i Bayernit.Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Operativës, z. I. Krasniqi, si dhe Udhëheqësi i Qendrës Operative 112 në Gjakovë, z. M. Komani.
Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me menaxhimin e emergjencave. Palët shkëmbyen përvoja dhe praktika më të mira, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë.
Takimi shërbeu gjithashtu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes institucioneve dhe krijimit të mundësive për shkëmbim e eksperiencave në të ardhmen