Prishtinë, dt.14.07.2025
Sipas të dhënave të pranuara në Qendren Operative, gjatë ditës janë raportuar gjithsej 73 raste të zjarrit në nivel vendi.
Sipas regjioneve është si vijon:
• Gjilan: 37 raste
• Prizren: 8 raste
• Pejë: 5 raste
• Prishtinë: 9 raste
• Mitrovicë: 14 raste
Totali: 73 zjarre të raportuara
Aktualisht aktive janë 7 vatra zjarri, si më poshtë:
Prizren (zjarr fushor)
Prishtinë – Hajvali (zjarr fushor)
Gjilan – ( 2 zjarre malor)
Ferizaj – (zjarr malor)
Kamenicë – (zjarr malor)
Zubin Potok – (zjarr malor)
Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë në terren me kapacitete të plota.
AME, falënderon të gjithë zjarrfikësit, strukturat e sigurisë dhe qytetarët për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që:
• Të mos ndezin zjarre në natyrë,
• Të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri,
• Të njoftojnë autoritetet për çdo person të dyshuar për zjarrvënie.
AME mbetet në gatishmëri të lartë me gjithë kapacitetet me qëllim të menaxhimint te situates.