Në mbështetje te Programit HAPE prezantohet studim fizibiliteti për Numrin e Emergjencës 112 në Kosovë

Krijuar në datën 07/11/2025

Prishtinë, dt.11.07.2025

Me mbështetje të projektit HAPE, në praninë e institucioneve relevante, u prezantua raporti vlerësues për sistemin e komunikimit emergjent 112 në Republikën e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv, z. Genc Metaj, në fjalën e tij para të pranishmëve shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga projekti HAPE në këtë proces të rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e kësaj iniciative, e cila u realizua nga eksperti ndërkombëtar për vlerësim të sistemit të komunikimit emergjent 112, me përkrahje të plotë nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante vendore.

Drejtori gjithashtu theksoi se mbështetja e mëtejme nga Bashkimi Evropian dhe donatorët potencialë do të ishte jetike për zbatimin e rekomandimeve dhe projeksioneve që kanë dalë nga ky vlerësim.