Njoftim
Njoftim

Njoftim

Krijuar në datën 07/09/2025

Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe të gjithë zyrtarët e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, se pas një aksidenti të rëndë trafiku gjatë një intervenimi, ka ndërruar jetë pjesëtari ynë, Kaçun Lima.

I ndjeri ishte pjesëtar i Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit që nga themelimi i tyre, duke shërbyer me përkushtim në pozitën e udhëheqësit të togut në Njësinë e Gjakovës. I lindur më 24 janar 1963, z. Lima dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, duke shërbyer me nder e devotshmëri deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Përtej profesionit të tij, Kaçun Lima njihej si njeri i dashur, me një dashuri të veçantë për natyrën. Ai ishte i pasionuar pas ambientit dhe kalonte kohë të çmuar duke eksploruar bukuritë natyrore të vendit tonë një lidhje që pasqyronte shpirtin e tij të qetë dhe të përkushtuar.

Në emër të Drejtorit Ekzekutiv dhe të gjithë stafit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!