Prishtinë, 08 Korrik 2025, 13:00 H
Nga të dhënat e mbledhura përmes sistemit të komunikimit emergjent 112, gjendja aktuale në gjithë vendin paraqitet si në vijim:
Gjithsej janë dhjetë (10) vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore, në Komunat si më poshtë:
Komuna Mitrovicë në fshatin Rashan,
Komuna e Skenderajt në fshatin Llaushe, zjarr aktiv ku u intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter,nga kapacitetit i KFOR-it.
Komuna e Ferizajt në fshatin Burrnik
Komuna e Gjakovës në fshatin Shkukëz
Komuna e Klinës në fshatin Ujmir zjarr aktiv, pjese malore e vështirë e qasshme për zjarrfikës nga toka
Komuna e Leposaviqit në fshatin Trebice, zjarr aktiv të konfirmuara nga Qendra Operative Emergjente e Agjencisë (QOE 112 Gjilan):
Komuna e Podujevës ne fshatrat Batllavë, Belloshë, Hërticë katër (4) zjarre aktive;
Komuna e Novobërdës ne fshatin Jesenovik;
Nga dita paraprake, dt.07 Korrik 2025 Zjarret e mëdha të cilat janë lokalizuar, janë:
Komuna e Malishevës
Komuna e Shtimes
Komuna e Podujevës
Shënim: Njësitë e zjarrfikëse dhe shpëtimit të ndihmuar nga qytetarët vullnetarë, janë në intervenim, nuk ka humbje të jetëve të njerëzve, deri sa janë evidente dëmet materiale.
Për të parandaluar rrezikun nga zjarret në rritje, Agjencia apelon te qytetarët e vendit:
- Të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.
- Të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë : 112, 193, 192.
I lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe, në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve,
Agjencia për Menaxhimin Emergjent po monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të informojë publikun me njoftime të rregullta.