AME/MPB organizon trajnimin për kërkim shpëtim me barka në ujëra sipërfaqësore, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të NJPZSH-ve dhe Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Aktiviteti po zhvillohet në Qendrën për Kërkim-Shpëtim në Zubin Potok dhe është përcjellë nga afër nga Drejtori Ekzekutiv, z. G. Metaj, i cili mbajti një fjalë rasti.
Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve për reagim në raste përmbytjesh, përmes njohjes me Procedurat Standarde Operative, përdorimit të barkës me dhe pa motor, si dhe përdorimit të pajisjeve personale mbrojtëse.