Prishtinë, dt: 22.05.2025
Një grup profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saxion në Holandë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës realizuan një vizitë studimore në Agjencinë për Menaxhim Emergjent.
Studentët, të cilët studiojnë në fushën e menaxhimit emergjent dhe juridik, po punojnë së bashku në një projekt që trajton sistemet e komunikimit në rast të fatkeqësive natyrore.
Në hapje të vizitës, grupi u prit nga Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. G. Metaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave.
Gjithashtu zyrtar nga AME i njoftuan për rolin dhe misionin e Agjencisë ne menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe me sistemet teknologjisë informative dhe komunikimit qe ka ne funksion AME.