Projekti EU-HAPE mbështet me ekspertizë zhvillimin e sistemit të komunikimit emergjent 112 në Kosovë

Projekti EU-HAPE mbështet me ekspertizë zhvillimin e sistemit të komunikimit emergjent 112 në Kosovë

Krijuar në datën 05/20/2025

Prishtinë, 20.05.2025

Në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent Prishtinë sot u mbajt takimi i parë i punës, në përbërje të ekspertëve vendor dhe asistencës ndërkombëtare për sistemin e komunikimit emergjent 112 në R. e Kosovës.

Eksperti i angazhuar nga projekti EU-HAPE paraqiti para grupit punues vendorë vlerësimet fillestare për pritshmëritë afat shkurta dhe afatmesme të zhvillimit në sistemin e komunikimit emergjent bazuar në numrin unik emergjent 112, përkrahje e cila do i ndihmojë institucionet përgjegjëse të sigurisë publike në Republikën e Kosovës për zhvillimet drejt integrimeve të pritshme.

Gjatë takimit konsultativ u diskutuan një mori çështjesh fillestare, deri sa angazhimi i ekspertit do të përmbledhë të gjeturat nga të gjitha institucionet relevante ndërlidhur me sistemin e komunikimit emergjent 112 i cili është mandat i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB.

Rezultatet e vlerësimit nga ekspertiza do e ndihmojnë sektorin e komunikimeve emergjente drejt planifikimeve për integrimet e pritshme në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, përtej kësaj avancimet e pritshme do ndihmojnë dhe lehtësojnë qasjen e qytetarëve pa dallim në shërbimet emergjente nga të gjitha institucionet e vendit në raste të fatkeqësive.

Mbështetja e iniciuar do të vazhdojë deri në përfundim sipas planit të pajtuar nga institucionet vendore dhe ato të Bashkimit Evropian, në përfundim do të prezantohen të arriturat nga vlerësimi me udhëzim për implementim.