Prishtinë, 12.05.2025
Drejtori Ekzekutiv zt. Genc Metaj priti në takim ekspertët amerikanë nga Instituti për Siguri dhe Qeverisje të angazhuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë Seminarit për funksionet mbështetëse të Planit të Reagimit Kombëtar.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm, mbështetjes së ofruar për AME/MPB nga partnerët amerikanë.
Drejtori Metaj falënderoi ekspertët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme, kontributin profesional dhe përkushtimin e tyre në avancimin e kapaciteteve vendore në fushën e menaxhimit të emergjencave.