Prishtinë, 23.04.2025
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, pjesëtarët e Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me zyrtarët e AME-së, kanë marrë pjesë në aktivitetin për dhurimin e gjakut.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, si dhe mbështetjen e nevojave të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe shembullin e dhënë në shërbim të komunitetit.