Inspektimet të jashtëzakonshme në aspektin e mbrojtjes nga zjarri në Republikën e Kosovës

Inspektimet të jashtëzakonshme në aspektin e mbrojtjes nga zjarri në Republikën e Kosovës

Krijuar në datën 03/26/2025

Prishtinë, 26.03.2025

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, gjegjësisht Divizioni i Inspektimit me urdhëresën e Ministrit të MPB-së z. Xhelal Sveçla ka realizuar inspektime të jashtëzakonshme nëpër disa regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Malishevë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, si pjesë të misionit të saj për të vlerësuar masat e mbrojtjes nga zjarri dhe përgatitjen për emergjenca. Objektivi kryesor i këtyre inspektimeve të jashtëzakonshme ka qenë vlerësimi i implementimit të masave të mbrojtjes nga zjarri duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri Nr 08-L-261 dhe Ligji për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera Nr 04-L-027.

Inspektimi është realizuar në disa lokacione ku është frekuentimi i lartë, zona të diskotekave, qendrave tregtare, hotele, restorante dhe kinema.

Gjatë inspektimit është vlerësuar gjendja e masave të mbrojtjes nga zjarri, në disa objekte është vlerësuar se kanë pasur pajisje të plota të mbrojtjes nga zjarri, ndërsa në disa të tjera janë kërkuar përmirësime në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të sigurisë.

Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdimësi në gjithë Republikën e Kosovës, me qëllim që të sigurohet zbatimi i masave të mbrojtjes nga zjarri dhe gatishmëria për emergjenca.