Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, mori pjesë në Konferencën “Qëndrueshmëria Kombëtare: Sfidat dhe Rruga Përpara”

Krijuar në datën 01/30/2025
Prishtinë, 30.01.2025

Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, mori pjesë në Konferencën “Qëndrueshmëria Kombëtare: Sfidat dhe Rruga Përpara”, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e Presidentes së vendit, Kryeministrit, ministrave dhe përfaqësueseve të NALT-it.

Gjatë panelit diskutues, ai theksoi aftësinë e vendit për t’u përballur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë kombëtare. Në fjalën e tij, z. Metaj veçoi përgatitjen e shoqërisë për situata krize dhe menaxhimin e emergjencave civile si faktorë kyç për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm.

Gjithashtu, ai theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve kombëtare, duke u shprehur se forcimi i tyre është thelbësor për përballimin e krizave të ndryshme.