Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID në kuadër të “Projektit Kosovo Adapt Activity”
Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID në kuadër të “Projektit Kosovo Adapt Activity”

Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID në kuadër të “Projektit Kosovo Adapt Activity”

Krijuar në datën 12/12/2024
Prishtinë, 12.12.2024

Kjo punëtori, e mbështetur nga USAID, kishte për qëllim prezantimin e Strukturës së Unifikuar për hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë dhe Planeve Lokale të Reagimit Emergjent. Gjatë punëtorisë, u prezantuan mostra dhe udhëzues që do të shërbejnë si pikë referimi për institucionet përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal për të identifikuar dhe menaxhuar situatat e rrezikut dhe emergjencave.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME/MPB), Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe drejtorë të nivelit lokal. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional dhe harmonizimin e procedurave.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv z Metaj, theksoi rëndësinë e dokumenteve të prezantuara, duke vënë në pah se ato janë një mjet thelbësor për identifikimin e kërcënimeve të mundshme që rrjedhin nga fatkeqësitë natyrore, aksidentet teknologjike dhe incidentet e tjera që rrezikojnë jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Ai nënvizoi se këto dokumente do të shërbejnë si bazë për hartimin e planeve të qëndrueshme të reagimit emergjent dhe për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve lokale dhe qendrore.

Drejtori ekzekutiv falënderoj USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin për ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e emergjencave. Ai theksoi se bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë është i domosdoshëm për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj rreziqeve dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm.