Prishtinë, 15.11.2024
Me ftesë të Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Sh.T. Jonas Westerlund, Drejtori Ekzekutiv i AME-së morri pjesë në konferencën “Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO–Mësimet e nxjerra nga Suedia”.
Kjo konferencë synon të ndriçojë përvojën e Suedisë si një shtet i anëtarësuar së fundmi në NATO dhe të ofrojë këshilla praktike për përpjekjet e Kosovës në procesin e saj drejt integrimit euroatlantik.
Në fjalën e tij, z. Metaj foli për angazhimin e tij të ri në udhëheqjen e AME/MPB-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe shkëmbimit të përvojave për të përshpejtuar hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Ai gjithashtu ndau përvojën e tij ushtarake, rolin e tij në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë duke nënvizuar rëndësinë e trajnimeve të përbashkëta dhe harmonizimin e politikave me partnerët ndërkombëtarë si çelës për një të ardhme të sigurt dhe integrim të plotë në strukturat euroatlantike.