Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB-së zt. Genc METAJ, mori pjesë në takimin e 6-të të Grupit Teknik Koordinues të Projektit për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje të mbështetur nga JICA Japoneze

Krijuar në datën 11/14/2024

Prishtinë, 14.11.2024

Drejtorit Ekzekutiv i AME/MPB -së i shoqëruar nga Zëvendës Drejtori i AME-së morën pjesë në takimin e 6-të të Grupit Teknik Koordinues të Projektit “Ngritja e Kapaciteteve për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem.”

Ky projekt, i mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), synon të rrisë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë monitorimin dhe parashikimin e zjarreve në pyje, përveç AME-së pjesë e projektit janë edhe Agjencia Pyjore e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës.

Në hapje të punëtorisë një fjalë rasti mbajti Drejtori Ekzekutiv i cili theksoi rëndësinë e një qasjeje të qëndrueshme dhe të integruar për parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Ai shprehu vlerësimin për NFFIS si një sistem që lehtëson parandalimin e zjarreve dhe përmirëson reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të institucioneve përkatës, Drejtori Ekzekutiv ritheksoi përkushtimin e Agjencisë për të mbështetur ndërtimin e një sistemi të fortë kombëtar, që jo vetëm mbron mjedisin por ofron edhe siguri më të madhe për qytetarët.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit shqyrtuan progresin e arritur deri tani dhe identifikuan sfidat e hasura në zbatimin e projektit.