Prishtinë, 13.11.2024
Gjatë takimit, Drejtori METAJ shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e NATO-s dhe NALT në mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet Kosovës në fushën e menaxhimit të emergjencave. Ai ndau me Gjeneralin Nawart planet dhe objektivat strategjike që AME ka për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e investimit në kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për të përballuar situatat emergjente në vend.
Gjeneral Nawrat vlerësoi përpjekjet dhe përkushtimin e AME-së për të përmirësuar qëndrueshmërinë e Kosovës ndaj emergjencave dhe për të ngritur standardet e përgjigjes ndaj fatkeqësive natyrore apo situatave të tjera kritike.
Në përfundim të takimit, të dy drejtuesit shprehën vullnetin e përbashkët për të forcuar edhe më tej lidhjet dhe për të zgjeruar partneritetin mes institucioneve që ata përfaqësojnë. Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe të mbështetjes, me qëllim që AME të jetë më e përgatitur për t’u përballur me sfidat që mund të dalin në të ardhmen.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kapaciteteve të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në menaxhimin e emergjencave në Kosovë.