Prishtinë, 08 Nëntor 2024
Agjencia e Menaxhimit Emergjent kryesoi grupin e punës në procesin e rishikimit të ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera Nr. 04/L-027.
Në ciklin e disa punëtorive në procesin e rishikimit të ligjit , nga dt.06-07 Nëntor 2024 u mbajt takimi i grupit të ekspertëve ndërinstitucional me mbështetje nga projekti HAPE, i cili ndihmoi zbatimin e takimit në logjistik dhe ekspertizë të çmuar.
Fokusi i punëtorisë ishte të integrohen plotësim ndryshimet bazuar në zhvillimet legjislative dhe tjera në Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera. Në takim me kontributin e tyre të çmuar ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i AME-së z.Genc Metaj, zëvendësdrejtori z.Shefki Abdullahu dhe ekspertët e projektit “HAPE” z. Grass dhe z. Durocher deri sa grupi ndërinstitucional u kryesua nga z. Kastriot Lajçi, si dhe përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore. Në këtë punëtori u diskutua rreth forcimit të mekanizmave të reagimit ndaj fatkeqësive dhe përshtatjen e ligjit me standardet ndërkombëtare. Pas dy ditëve intensive, u dakordua përmirësimi i dispozitave ligjore dhe krijimi i mekanizmave të rinj për reagimin ndaj emergjencave.
Me këtë takim edhe përfundoi procesi i rishikimit të ligjit, i njëjti përcillet në procedurë për miratim.