Situata me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit, rajoni i Pejës sot e tri ditë nuk vendoset nën kontrolle
Situata me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit, rajoni i Pejës sot e tri ditë nuk vendoset nën kontrolle

Situata me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit, rajoni i Pejës sot e tri ditë nuk vendoset nën kontrolle

Krijuar në datën 11/07/2024

Prishtinë, 07 Nëntor 2024

Bazuar në njoftimet nga Qendra Operative Emergjente - QOE112 Pejë e cila përmes Qendrës Operative-QO të AME-së koordinon ndihmën qendrore autoriteteve lokale, situate me zjarrin në bjeshkët e Lubeniqit ende nuk është vendos nën kontroll.

Për të tretën ditë nga dt.05.11.2024 kapaciteti i njësisë profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit Pejë i ndihmuar edhe nga qytetarë -banorë të zonës, autoriteti i pyjeve janë në betejë me zjarrin i cili në teren të thepisur malor, i vështirë për qasje të automjeteve për fikjen e zjarrit, dukshëm vështirëson dhe pamundëson përfundimin e suksesshëm të operacionit për fikjen zjarrit.

Për arsyet si më lartë, sot dt.07.11.2024 nga sistemi i komunikimit emergjent i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB, përmes Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë Kosovës, është kërkuar mbështetja nga ajri prej kapaciteteve të KFOR-it, të njëjtit kanë konfirmuar pranimin e kërkesës, si rrjedhojë pritet ndihma e tyre nga ajri.

Për ta përcjellë situatën nga afër, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Genc Metaj i shoqëruar me staf nga Agjencia, Qendra Operative 112 Pejë dhe institucionet relevante lokale, ishin në vend ngjarje, nga ku edhe iniciuan shtimin e përpjekjeve edhe përmes ndihmës se KFOR-it nga ajri.