Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB mori pjesë në takimin strategjik të organizuar nga OSBE
Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB mori pjesë në takimin strategjik të organizuar nga OSBE

Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB mori pjesë në takimin strategjik të organizuar nga OSBE

Krijuar në datën 10/28/2024

Prishtinë, dt.28.10.2024

Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, se bashku me zv. Drejtorin z. Shefki Abdullahu, me ftesë nga OSBE-ja, morën pjesë në takim strategjik të organizuar me përfitues dhe partnerë nga sektori i sigurisë në Republikën e Kosovës. Në këtë takim u konstatua se gjatë këtij viti, misioni i OSBE-së ka ofruar mbështetje jetike për institucionet e sigurisë, duke trajtuar kërcënimet e sigurisë dhe duke nxitur një mjedis më të sigurt për të gjitha komunitetet.

Drejtori Ekzekutiv, z. Metaj, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve, duke falënderuar fillimisht kontributin e OSBE-së dhe duke vlerësuar lart këtë bashkëpunim, i cili ka ndikuar ndjeshëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, OSBE-ja ka luajtur një rol kyç në rritjen e kapaciteteve tona për të reaguar ndaj emergjencave dhe për të përballuar sfidat e reja të sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv u zotua për angazhimin e palëkundur për të vazhduar këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe për të shtyrë përpara çdo iniciativë që do të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona në menaxhimin e emergjencave.