Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB kryeson punëtorinë e radhës në finalizimin e Programit të Ushtrimeve dhe Vlerësimit të Gatishmërisë Kombëtare

Krijuar në datën 10/25/2024

Prishtinë, 25 Tetor 2024

Bazuar në planifikimin për Programin e Ushtrimeve dhe Vlerësimit të Gatishmërisë Kombëtare, nga datë 25 deri me datë 27 Tetor 2024 në Pejë, po zhvillohet punëtoria tre ditore e radhës me qëllim hartimim e Programit të Ushtrimeve dhe Vlerësimit të Gatishmërisë Kombëtare në menaxhim me emergjenca dhe fatkeqësin natyrore dhe nga faktori njeri.

Grupi ndërinstitucional i punës, i themeluar me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme , e nën udhëheqjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, përfaqësohet nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës, si Ministria e Punëve të Brendshme Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Ministria e Mbrojtjes, Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve Shpëtues në Republikën e Kosovës .

Ky dokument është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të gatishmërisë kombëtare ,dhe paraqet hap të rëndësishëm drejtë qëndrueshmërisë së Kosovës përballë të papriturave dhe fatkeqësive në nivel vendi.

Në hapje të puntoris të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Menaxhimit Emergjent zt Genc Metaj, i cili falënderoj ekipin për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në finalizimin e dokumentit

Puntoria me kërkesë nga Agjencia po mbështete nga Projekti HAPE i Bashkimit Evropian.