Prishtine,13.08.2024, Ora 10:30
Në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional ne Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveq Njësis Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njesite e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.
Rrezik për jetë dhe pasuri të banorve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur në kontroll dhe lokalizuar zjarrin vazhdojne nga kapacitetet e komunës Prizrenit me Komunat në ndihme.
Prezent në operacion me mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjestarët nga parku nacional Prevallë, Sherbimi Emergjent Mjeksor nga Prizreni.
Nga afër aituata koordinohet nga Z.Ministri i MPB z. Gashani, Zv.Drejtor i AME-s z. Abdullahu me staf nga Agjencia, ne koordinim të vazhdueshëm me QOE 112.