Prishtinë, 10 Korrik 2024
Zavendësues Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB Z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar me staf nga Agjencia, priti në takim njoftues me karakter pune Drejtorin e Misionit Këshillues dhe Monitorues të NATO-s -NALT , Gjeneral Brigade Christian Nawrat nga kontingjenti Gjerman, dhe Koloneli Greg Motz i kontigjentit të Ushtrisë Amerikane ,këshilltar kryesor në ekipin e NALT-it.
Nga prezantimi i Agjencisë Zavendësues Drejtori i ndau me të pranishmit planifikimet për Zhvillim në Agjenci si dhe disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia në zbatimin e tyre.
Gjeneral Brigade Christian Nawrat u shpreh i kënaqur me pritjen, si dhe ofroi mbështetjen e NALT dhe personale për t’a ndihmuar zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë, duke ofruar mundësi këmbimi eksperiencash me ekspertizë nga kolegët e tijë në fushën e planifikmit dhe koordinimit të operacioneve në raste të fatkeqësive nga natyra dhe faktori njeri.
Diskutimi gjithëpërfshirës dhe miqësorë u përqëndrua kryesisht në mirëkuptimin reciprok, duke shprehur gatishmëri dhe vullnet në ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes.
Takimi u përmbyll me disa foto rasti me të pranishmit.