Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME MPB dhe Komuna e Vitisë në marrëveshje bashkëinvestimi përuruan objektin e ri për nevojat e Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në vlerë investive në total prej 384,035.40 € , ku pjesëmarrja e dy institucioneve në këtë investim ishte : AME/MPB me 86% të investimit deri sa Komuna e Vitisë në vlerë prej 26% te investimit.
Përurimin e objektit të ri për kapacitetin e NJPZSH Viti me një fjalë rasti përveç të tjerëve, paraqiti i deleguari nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent z. Kastriot Lajqi i shoqëruar me staf nga Agjencia. Në frymën e zotimeve reciproke të dy niveleve ,Agjenci – Komunë, projekti i realizuar do të kontribuoje në masë të konsiderueshme përmirësimit të kushteve për punë në Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, përmes kësaj do të ndikojë në motivim dhe mirëqënie të punësuarve në institucionin tejet të rëndësishën për sigurinë e qytetarëve të Komunës së Vitisë.
Me pjesëmarrjen e tyre në përurim të objektit të ri për njësinë e zjarrëfikjes dhe shpëtimit ngjarjen e madhështuan përveç Kryetarit të Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, edhe struktura tjera nga KFOR-i, drejtoria e Policisë Kosovës, drejtues dhe staf nga Shërbimi Mjeksorë Emergjent dhe mysafir të nderuar nga institucione tjera në Komunën e Vitisë.
AME/MPB do të angazhohet në vazhdimësi për ofrimin e kushteve sa më të mira për punë, pa lënë anash edhe me furnizimin me pajisje dhe mjete me qëllim realizmin e detyrave të punës -reagim të shpejt dhe efikas në situata emergjente.